Panorama Sport (Albania)

Kros mbron trajnerin: Nuk ka të pazëvendës­ueshëm

-

Toni Kros ka folur për çështjen "Ronaldo-Zidan", duke mbajtur anën e trajnerit. Mesfushori ka theksuar se të gjithë duhet të pranojnë vendimet që merren, pasi janë në ekip për të dhënë maksimumin kur u kërkohet. "Një sezon është shumë i gjatë dhe me kalendar të ngjeshur. Luajmë gati 60 ndeshje dhe normale që do të ketë futbollist­ë që do ulen në stol, apo që nuk do luajnë 90 minuta. Nuk ka asnjë lojtar që të jetë i pazëvendës­ueshëm. Nuk dua të komentoj rastin e Ronaldos, pasi s'mendoj se duhet të ketë diçka shqetësues­e. Ne jemi në klub për të dhënë maksimumin kur na kërkohet dhe për këtë paguhemi. Të gjithë jemi profesioni­stë", deklaroi mesfushori gjerman, i cili do të rikthehet të luajë kundër Borusias së Dortmundit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania