Panorama Sport (Albania)

"I trembem tërbimit të Kristianos"

-

Trajneri i Borusias së Dortmundit, Tomas Tuhel, pret një përballje më të vështirë pas debatit që ka pasur Ronaldo me Zidanin. Sipas tij, kjo do të shërbejë për ta karikuar më tepër portugezin. "Ndeshjet e vështira janë për lojtarët e mëdhenj dhe unë i druhem Kristianos. Ai është i jashtëzako­nshëm dhe kur zbret në fushë i motivuar, çdo lojtar do ketë shumë vështirësi që ta ndalë. Duhet të kemi kujdes nga tërbimi i tij", tha tekniku duke buzëqeshur më pas. Ai analizoi edhe ndeshjen: "Pres që madrilenët të jenë të kujdesshëm në prapavijë dhe të kërkojnë golin me kundërsulm­e. Do shfrytëzoj­në shpejtësin­ë e Bejlit apo Ronaldos. Kasemiro? Thonë që është i dëmtuar, por unë nuk u besoj. Për aq kohë sa një futbollist mund të grumbulloh­et me skuadrën, tregon që ka shanse të zbresë në fushë. Gjithsesi, ne i kemi paramendua­r të gjitha variantet dhe e kemi krijuar një ide mbi lojën e tyre", u shpreh Tuhel.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania