Panorama Sport (Albania)

Mbrojtja i besohet gardës së vjetër, por mesfusha në alarm

-

Formacioni do të jetë 3-5-2 dhe diçka të tillë e konfirmoi vetë trajneri Masimilian­o Alegri në konferencë­n për shtyp. Ai tha se nuk ka ndër mend ta ndryshojë modulin për faktin se nuk ka shumë mbrojtës në dispozicio­n. Dëmtimi i Benatiasë dhe Ruganit ka bërë që bardhezinj­të të kenë shumë probleme në repartin e prapavijës. Në këtë mënyrë, treshja do të jetë Barzalji-Bonuçi

Kielini. Të tre duhet të shtrëngojn­ë dhëmbët për t'i dhënë Juventusit fitoren e parë në këtë sezon të

Ligës së Kampionëve. Reparti i mesfushës është në alarm total.

Si të mos mjaftonte mungesa e

Markizios dhe fakti që Sturaro nuk është në formën më të mirë, Azamoah do të qëndrojë jashtë fushave për 45 ditë. Dje ai kreu operacioni­n dhe i duhet një kohë e gjatë për t'u rikthyer. Treshja përpara mbrojtjes do të jetë Hernanes, Khedira dhe Pjaniç, ndërsa nga krahët Evra është favorit mbi Aleks Sandron. Në të djathtë pritet të luajë Dani Alvesh, i cili është në balotazh me Kuadradon. Sulmi do t'i besohet dyshes Higuain-Dibala. Ndërkohë skuadra e Dinamos së Zagrebit do të luajë me modulin 4-3-1-2 ku mesfusha e ngjeshur pritet të përballojë sulmin e frikshëm të Juventusit, i cili do të kërkojë ta zhbllokojë ndeshjen shumë shpejt.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania