Panorama Sport (Albania)

Bogu: Higuaini duhet titullar, Shqipëria do t'i hapë punë Italisë

“Kombëtarja është rritur, askush s'e ka të lehtë”

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Erjon Bogdani ka besim se Juventusi do të marrë 3 pikët e para në grup kundër Dinamos së Zagrebit. Sulmuesi shqiptar e njeh mirë ekipin kroat, sepse për disa vite është aktivizuar në këtë kampionat. Ai thotë se bardhezinj­të nuk do të kenë vështirësi sepse lojtarët kanë eksperienc­ë dhe dinë ta përballojn­ë presionin. Në intervistë­n për portalin "tuttojuve", bomberi kuqezi flet edhe për Kombëtaren shqiptare. Sipas tij, kuqezinjtë do t'i hapin shumë punë Italisë në ndeshjen eliminator­e të Europianit.

Erjon, çfarë ndeshjeje do të shohim sot?

Do të jetë një sfidë shumë e bukur për bardhezinj­të, që nuk duhet të luajnë si ndaj Palermos, edhe pse këta të fundit nuk bënë asnjë goditje në portë. Juventusi duhet të luajë si Juventus. Ndaj Dinamos së Zagrebit nuk është asnjëherë e lehtë, por bardhezinj­të do të marrin 3 pikët. Kjo skuadër është ndërtuar për të fituar Champions-in, ndërsa në Itali nuk ka pasur rivalë në këto 5 vitet e fundit.

Mendoni se do të jetë e vështirë edhe për shkak të tifozërisë?

Jo. Juventusi ka lojtarë që janë mësuar të luajnë në çdo

fushë dhe kanë eksperienc­ë për ta përballuar presionin. Trajneri është shumë i përgatitur dhe nuk do të ketë vështirësi për të luajtur në një ambient të tillë.

Si një ish-bomber, mendoni se Higuain dhe Manxukiç mund të luajnë të dy së bashku?

Alegri duhet t'i provonte të dy bashkë. Juventusi është një skuadër shumë e fortë që mund të luajë me module të ndryshme, por të dy lojtarët nuk kuptohen mirë sepse pothuajse bëjnë të njëjtën gjë në fushë. Me gjithë respektin që kam për Manxukiçin, i cili bëri shumë mirë vitin e kaluar, mendoj se vendi i titullarit i përket Higuainit, i cili e njeh mjaft mirë portën kundërshta­re. E ndihmon skuadrën për të nxjerrë topin nga mesfusha dhe jep asiste.

Po Marko Pjaca si ju duket? Është një lojtar me shumë kualitet. E njoh që prej dy vitesh sepse Dinamo e Zagrebit ka luajtur me ekipin e Skënderbeu­t në Shqipëri. Është shumë i talentuar dhe mjafton të shihni që e kanë ndjekur shumë ekipe të mëdha gjatë kësaj kohe. Duhet të përshtatet me kampionati­n italian, që është shumë i vështirë. Jam i bindur që do t'i tregojë vlerat shumë shpejt.

Në mars do të luhet ndeshja Itali-Shqipëri.

Do të jetë një sfidë e vështirë për të dyja skuadrat. Në futboll nuk ka më ndeshje të lehta. Shqipëria është duke u rritur nga ndeshja në ndeshje dhe kush luan në ekipin tonë nuk kursehet. Jemi një grup shumë i mirë lojtarësh dhe mund t'u hapim punë të gjithëve.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania