Panorama Sport (Albania)

Në shtëpinë e Pjacës, kur godiste 20 herë shtyllën...

-

Në këtë fushë këtu poshtë ka lindur një legjendë. Ai ka goditur 20 herë radhazi shtyllën e portës. Ndodhemi në Borovje, një zonë banimi larg zhurmës së Zagrebit, ku u rrit një nga talentet e futbollit kroat, Marko Pjaca. Myslimanët dhe katolikët jetojnë në paqe dhe luajnë futboll me dashurinë më të madhe. Marko Pjaca kaloi ditët e fundit në këtë qytezë përpara se të transferoh­ej në Torino. "Kur luanim ne fëmijët e lagjes, të gjithë donim të kishim Markon në skuadër", tregon njëri prej miqve të tij. Fitonte akullore dhe ëmbëlsira duke vënë bast me më të rriturit. Goditi 20 herë shtyllën nga një largësi e konsiderue­shme dhe i bëri të gjithë të flisnin për të. Marko Pjaca rikthehet në shtëpi, por këtë herë si kundërshta­r. Notat e larta- Në Borovje të gjithë e njohin Markon, në të vërtetë të gjithë njohin njëri-tjetrin. E ëma, Visnja nuk dëshiron të thotë fjalë të tepërta për të birin e saj. Ajo punon si mjeke. "Të gjithë e njohin Markon dhe e mbajnë mend se si në moshë shumë të vogël nuk e hiqte topin nga dora. Notat i kishte të shkëlqyera të gjitha", thotë ajo. Pjaca nis aventurën e parë si futbollist me ekipin NK Zet dhe i duhet të udhëtonte me tramvaj. "Të rinjtë janë të mirë, por Marko ishte unik", thotë njëri prej trajnerëve të moshave të ZET.

Dinamo- Te Dinamo nisi të stërvitej kur ishte dhjetë vjeç sepse infrastruk­tura dhe kushtet nuk mungonin. Zoran Joksoviç ishte i pari që e stërviti për dy vite. I mjaftuan vetëm 5 minuta dhe e emëroi trajner. "Ishte kapiten, ishte lojtari më i mirë dhe golashënue­si i ekipit. Dëgjonte, mësonte dhe i priste mirë këshillat. E ka mësuar gjithçka nga familja e tij", tha Joksoviç.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania