Panorama Sport (Albania)

Sevija-Lion, sfida luhet në infermieri

-

Pas rezultatit pozitiv që Sevija arriti kundër Juventusit në ndeshjen e parë, trajneri Horge Sampaoli ka thënë se kërkon patjetër fitoren. Ai i ka thurur elozhe kundërshta­rit dhe ka thënë se për të marrë 3 pikët duhet patjetër përqendrim dhe vëmendje. "E dimë se Lioni është ekip shumë i fortë dhe për ta mundur duhet bërë maksimumi. Për ta dominuar ndeshjen duhet të jemi gjithmonë në kërkim të topit", tha Sampaoli. Të dyja skuadrat humbën pak ditë më parë në kampionate­t respektive dhe duket se i kanë ruajtur forcat për ndeshjen e sotme. Trajnerët janë të shqetësuar në prag të kësaj ndeshjeje, sepse kanë shumë mungesa. Lioni është i pari në grup sepse mundi Dinamon e Zagrebit në ndeshjen e parë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania