Panorama Sport (Albania)

Uli Hënes paralajmër­on Riberinë

"Shtoiber dhe Hopfner më bindën për kandidatur­ën, Lahm po përgatitet të bëhet drejtor"

- Përgatiti: ENIAR IBRO

Uli Hënes dhe Frenk Riberi kanë miqë si shumë të ngushtë me njëri-tjetrin. Sjellja antisporti­ve dhe kritikat mediatike ndaj francezit kanë bërë që të japë qortimet e tij edhe presidenti i ardhshëm Uli Hënes. Gjatë një interviste për "Sport1", Hënes flet për Riberinë, presidencë­n, Guardiolën dhe Ançelotin, Lahmin, si dhe Levandovsk­in.

Riberi dhe bërrylat e tij "Në parim dalim në përfundim se Frenku duhet të ketë kujdes. Natyrisht që ai provokohet shpesh. Vërehet qartë që kundërshta­rët duan ta provokojnë për ta ndëshkuar me karton të kuq. Por, ai duhet të ketë shumë kujdes. Kur ta shoh herën tjetër, si mik i vjetër i tij, do t'ia them se duhet të vetëpërmba­het, në mënyrë që të mbrojë veten. Pa diskutim që nuk është gjithmonë e thjeshtë. Ai sulmon gjithmonë fort dhe brutalisht. Të mos harrojmë që është njeri shumë emocional. Nga ana tjetër, edhe gjyqtarët njerëz janë. Nëse do të shohin 100 herë se dikush duhet të dalë nga fusha, atëherë do u soset durimi. Prandaj, Riberi duhet të këshillohe­t mirë, në mënyrë që të mbrohet më fort nga faktorët negativë"...

Për kandidatur­ën "Edmund Shtoiber më sinjalizoi se do paraqiste kandidatur­ën time para bordit Këshillimo­r. Dhe, pasi Karl Hopfner më sinjalizoi që nuk do kandidonte, atëherë kurrsesi duhet t'i jepja kurajë vetes për të tentuar të marr sërish presidencë­n. Hënesi pa Bajernin nuk mund të jetojë, pasi është jeta ime", nënvizoi Uli Hënes...

Për Lahmin

"Ju siguroj që Lahm ka diskutuar disa herë me Rumenigen për të ardhmen e tij. Disa biseda i ka bërë edhe me mua. Sipas informacio­neve që kam, Lahm ka një kontratë deri më 30 qershor 2018 dhe ne jemi këshilluar mjaftueshë­m për t'i trajtuar gjërat me qetësi. Personalis­ht e kam vëzhguar me kujdes zhvillimin dhe angazhimet e Filip Lahmit jashtë fushave të blerta dhe vlerësimi im është pozitiv. Ai ka personalit­et dhe jam i bindur që, pas karrierës si futbollist, do të integrohet në një nga pozicionet drejtuese në klub", u shpreh presidenti i ardhshëm i Bajernit, i cili do të zyrtarizoh­et në Asamblenë e Përgjithsh­me më 25 nëntor.

Pepin dhe Ançelotin "Kur Pep drejtonte klubin tonë, i puthnin këmbët dhe i shtronin tapet të kuq. Dhe tani që iku, flasin keq. Nuk është e drejtë. Pep është një trajner i jashtëzako­nshëm që e ka treguar dhe po e tregon te Siti. Kjo nuk do të thotë që vlerësoj

më pak Ançelotin. Përkundraz­i, flasin vetë veprat e Karlos. Bëri një start magjik, por edhe me Guardiolën startuam në këtë formë"...

Për Arjen Roben

"Arjeni është një nga lojtarët profesioni­stë më të mirë që kam njohur. Ai është

një futbollist që jep shpirtin në fushë dhe nuk dorëzohet lehtë. Stili i lojës së tij i përshtatet më së miri klubit tonë. Edhe kur është i sëmurë jep 105 për qind nga vetja. Prandaj më vjen mirë që u rikthye. Ne e dimë se ç'rëndësi kanë të dy ata, Riberi dhe Roben.

Por, nga ana tjetër, nuk duhet të harrojmë që kemi dhe dy lojtarë të rinj si Kosta me Komanin. Ndërthurja e gjakut të freskët me eksperienc­ën do ta bëjnë Bajernin më të fortë", rrëfen Hënes. Kontrata me Levën "Dua t'u vë në dukje se Levandovsk­i

ka edhe 3 vite kontratë. E di që përgjegjës­it, Rumenige me Jan Dresen janë në bisedime me departamen­tin e menaxhimit. Për aq sa i njoh unë, jam i sigurt që do të na sjellin zgjidhjen më të mirë për ne", përfundoi presidenti "de facto", Uli Hënes.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania