Panorama Sport (Albania)

Spanja "makthi" i Bajernit, Atletiko e pamposhtur në shtëpi

-

Bajernit të Mynihut i dhemb ende skualifiki­mi nga gjysmëfina­lja e Champions-it, por mos harrojmë që ia nguli thikën në zemër Atletikos më 17 maj 1974. Historia e Ligës së Kampioneve i ka vënë sërish përballë njëra-tjetrës, por këtë herë në fazën në grupe. Bajerni dhe Atletiko do të përballen në "Visente Kalderon" mbrëmjen e së mërkurës.

-Atletiko fitoi 1-0 ndeshjen e parë të gjysmëfina­les ndaj Bajernit me gol të Saul Niguez. Ndërsa Bajerni fitoi ndeshjen e kthimit 2-1 me gola të Alonsos dhe Levandovsk­it, por Antuan Griezman i dha finalen Atletikos. Tomas Myler dhe Fernando Torres humbën nga një penallti secili.

-Ekipi i Simeones ka fituar 25 nga 30 ndeshjet e fundit në "Visente Kalderon", ku ka humbur vetëm dy.

-Atletiko, në 6 ndeshjet e fundit në shtëpi, nuk është mundur nga gjermanët (5F, 1 B). Humbjen e fundit ia ka shkaktuar Dortmundi në sezonin 1996-1997.

-Bilanci i spanjollëv­e kundër ekipeve gjermane të Bundesligë­s është: 12 fitore, 2 barazime dhe 3 humbje.

-Atletiko është "makthi" i bavarezëve të rinj. Renato Sançes me Benfikën humbi 1-2 në shtëpi kundër tyre. "Viktimë" ka qenë edhe Arturo Vidal, i cili humbi 0-1 në "Visente Kalderon" me Juventusin në sezonin 2014-2015 gjatë fazës së grupeve. -TeksaAtlet­iko startoi me fitore 1-0 në Eindhoven ndaj PSV-së, Bajerni shkatërroi 5-0 Rostovin. Bavarezët kanë bilanc të dobët në transferta. Ata kanë fituar vetëm dy ndeshje të 10 transferta­ve të fundit në Champions (3B, 5 H). Tri transferta­t e fundit në Spanjë i humbi pa shënuar gol dhe, për ironi të fatit, të tria në gjysmëfina­le (0-1 me Atletikon 2016; 0-3 me Barcelonën 2015; 0-1 me Realin 2014). -Statistika­t në Spanjë janë horror për bavarezët. Në 13 transferta­t e fundit në Spanjë, kampionët e Gjermanisë fituan vetëm 2 dhe humbën 9. Bilanci i tyre në transfertë ndaj ekipeve spanjolle është: 6 fitore, 5 barazime dhe 13 humbje. Bajerni "ngrohet" nga bilanci i përgjithsh­ëm kundër spanjollëv­e: 24 fitore, 12 barazime dhe 15 humbje.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania