Panorama Sport (Albania)

"Në Madrid do vuajmë, bëj 'tris' dhe e mbyll në Mynih"

-

Ksabi Alonso e ka fituar dy herë Champions-in. Një herë e fitoi me Liverpulin në 2005-ën dhe, për herë të dytë, me Realin në 2014-ën. Gjatë një interviste për gazetën spanjolle "Marca", mesfushori i Bajernit i ka vënë qëllim vetes të bëjë "tris". Ai flet për lojtarët e preferuar, planet për të ardhmen dhe Atletiko Madridin. "Ka për të qenë ndeshje e vështirë. Të dyja skuadrat e njohin mirë njëra-tjetrën. Ne kemi një llogari të hapur, por ishin ata që shkuan në finale dhe jo ne. Atletiko shndërrohe­t në Champions. Plus, ata bëhen njësh me trajnerin dhe fansat e tyre në "Visente Kalderon". Ne duhet të jemi të kujdesshëm dhe të tundim themelet e tyre. Nëse Atletiko të shënon një apo dy gola, pothuajse nuk ke asnjë shans t'i përmbysësh", nënvizoi Alonso duke shtuar për planet,- "Nuk kam marrë asnjë vendim, por nuk mendoj se do ndryshoj skuadër edhe një herë", sqaroi 34-vjeçari duke nënkuptuar mbylljen e karrierës me Bajernin. Për sa u përket kolegëve të tij të preferuar, veç emrave të mëdhenj si Xherrard, Bekham, Iniesta, Ksavi, Alonso, ka përmendur Kostën dhe Nojerin nga Bajerni.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania