Panorama Sport (Albania)

"Spaleti njeri i vogël, vuan famën e +rançeskos"

-

Në intervistë­n që dha për "Gazzetta dello Sport", me rastin e datëlindje­s së bashkëshor­tit (Toti sot bën 40 vjeç), Ilari Blazi ka "hedhur" në erë punën e bërë nga trajneri i Romës për t'i dhënë një fund prestigjio­z kapitenit të ekipit. "Nuk i kritikoj zgjedhjet teknike të tij, por kritikoj sjelljen në aspektin njerëzor. Në këtë drejtim Spaleti është treguar një njeri i vogël. Pikë. Kjo është e vërteta... Luçano ka vuajtur shumë famën dhe personalit­etin e bashkëshor­tit tim", tha Blazi. Për ata që mendojnë se moderatorj­a e "Grande Fratello VIP" u mjaftua me aq gabojnë, pasi ajo sulmoi edhe Palotën: "Bën mirë që përpara se të flasë, ta mendojë atë çfarë nxjerr nga goja. Me Sensët, Françesko kishte krejt tjetër marrëdhëni­e".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania