Panorama Sport (Albania)

Fasone, në Kinë për të takuar investitor­ët

-

Sipas mediave italiane, Milani shumë shpejt do të mësojë emrat e investitor­ëve që po blejnë klubin nëpërmjet kompanisë "Sino Europe Sports". Në këtë drejtim detaje interesant­e ka zbuluar e përditshmj­a milaneze "Il Giornale". Kjo e fundit shkroi se Marko Fasone, administra­tori i ardhshëm i deleguar i Milanit, do të udhëtojë drejt Kinës në mesin e muajit tetor. Ky nuk është një udhëtim i thjeshtë pune pasi, sipas gazetës në fjalë, në atë takim Fasone do të njihet me pronarët e rinj të "Djallit". Sa i përket stafit drejtues thuhet se Fasone ka caktuar edhe një datë për t'u takuar me Paolo Maldinin. Edhe pse ky i fundit pak kohë më parë tha se nuk dëshironte që të kthehej në ekip, mediat italiane bëjnë me dije se, mes tij dhe Fasones, ka pasur më shumë se një kontakt. Sa i përket kalimit të pronësisë nga Berluskoni, në grupin kinez thuhet se gjithçka do të mbyllet përpara fundit të këtij viti. Muaji tetor dhe ai nëntor pritet që të jenë deciziv në ndryshimet në shoqëri.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania