Panorama Sport (Albania)

Kandidat për në stolin e Uest Hemit

-

Ish- trajneri i Mançester Sitit dhe Interit, Roberto Mançini, përflitet në Itali se mund të jetë kandidati i mundshëm për të zëvendësua­r trajnerin e Uest Hemit, Slaven Biliç. Tekniku kroat është në rrezik shkarkimi pas startit të dobët të sezonit. Londinezët kanë grumbullua­r vetëm 3 pikë në këto 6 javë të para të Premier Ligës. Dhe, sipas "Calciomerc­ato"s, Mançini, i cili është i lirë që prej largimit nga Interi në gusht, do të merret seriozisht në konsiderat­ë për të pasuar kroatin në rast shkarkimi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania