Panorama Sport (Albania)

Goditi policin, dy muaj burg Oriesë

-

Mbrojtësi i PSG- së, Serzh Orie, është dënuar me dy muaj burg pasi ka goditur fizikisht një oficer policie gjatë një kontrolli të autoritete­ve. Mbrojtësi nga Bregu i Fildishtë goditi me bërryl policin në incidentin e 30 majit, sepse atij i ishte kërkuar që të frynte një test alkooli pas daljes nga një klub nate në Paris. Orie i mohoi akuzat, por gjykata e shpalli fajtor dhe u dënua me dy muaj burg dhe u gjobit edhe me 600 euro. Ai do të paguajë edhe shpenzimet e gjyqit që arrijnë në 1500 euro.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania