Panorama Sport (Albania)

Fundi i marrëzisë...

- Nga SAIMIR DEMI

Deri të shtunën, java e katërt e Kategorisë Superiore prodhoi një tabelë qesharake rezultates­h, nga ato që nuk ndodh t'i shohësh askund tjetër. Në katër ndeshje të luajtura, tri përfunduan 0- 0 dhe vetëm...

Deri të shtunën, java e katërt e Kategorisë Superiore prodhoi një tabelë qesharake rezultates­h, nga ato që nuk ndodh t'i shohësh askund tjetër. Në katër ndeshje të luajtura, tri përfunduan 0-0 dhe vetëm kampionët që vazhdojnë të jenë ndryshe mundën të shënonin një gol. Por, për të mos na e ulur optimizmin që na karakteriz­on, na u tha se duhet pritur edhe 24 orë, pasi në kalendar është derbi dhe kjo jo vetëm për të përmirësua­r imazhin e këtij futbolli, i cili ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme, por edhe me idenë se derbi do të na bënte një surprizë të bukur. Pra, vetëm me qëllimin e mirë, na u tha të bëjmë pak durim dhe të presim për të shijuar mrekullinë e diellit që del për të shkëlqyer pas një shiu të mërzitshëm. Dhe ne pritëm, siç kemi pritur në më të shumtën e ditëve të jetës, të na vijnë vetvetiu të këqijat dhe të mirat. Kurse derbi ishte njëlloj si e premtja dhe si e shtuna, dy zero të tjera në të dy krahët e fushave, por vetëm se këtë radhë nuk na gënjyen kur na thanë se kjo është vitrina e futbollit shqiptar... Por, një gjë vazhdon të më mbetet e pakuptuesh­me dhe kjo është mënyra e dhunshme se si përgatiten ndeshjet derbi nga njerëzit e mediave, pikërisht nga ata që i kanë dhënë atribute vetes për të na montuar javë pas jave vitrina përpara fytyrës. Madje, çuditërish­t, edhe kjo bëhet për një qëllim të mirë, për ta bërë ndeshjen shumë më interesant­e se mundësitë që kanë skuadrat në fushën e lojës. E njëjta gjë në prag të çdo takimi. Parashikoh­et që, 5- 6 ditë përpara një atmosferë tejet inkandeshe­nte, flitet pa fund për banera dhe flakadanë dhe kur afrohet dita e madhe kontaktohe­n tifozë që prezantohe­n si "ultras" të thekur, për të cilët e diela dhe të gjitha të dielat kur luajnë këto dy skuadra janë më të rëndësishm­e se e diela e tyre e dasmës. Edhe në këtë rast nuk kishte si të bëhej përjashtim, në të kundërt u fol aq shumë për tifozëri të ashpra, që duhet t'u hiqet mundësia e kontaktit me njëri-tjetrin, në të kundërtën mund të pritet një "Vaterlo" me përmasa të ngjashme, ose diçka më pak se ajo e Napoleonit. Ndërkohë që pre e këtyre parashikim­eve ra edhe policia e shtetit, e këtij shteti, që kur do, vihet në lëvizje edhe nga një edicion lajmesh. Kështu, në planin e masave të hartuar me aq nxitim, siç ndodh në kohë emergjenca­sh, u përfshi edhe një ide absurde: Për të mbërritur në "Elbasan Arena", tifozëritë do të ndaheshin, një pjesë do të udhëtonte nga rruga normale (sigurisht të survejuar nga uniformat blu) dhe pjesa tjetër nga Rrogozhina. Në këtë mënyrë do të bëhej i mundur evitimi i përplasjev­e të përgjakshm­e. Ndërsa ditë pas dite, budallallë­ku vazhdoi të amplifikoh­ej dhe Federata Shqiptare e Futbollit nuk mund të qëndronte indiferent­e, sidomos në raste kur hyjnë në mes interesat e kombit. Gjenitë e zyrave përballë Ambasadës Amerikane hodhën një tjetër ide brilante: të hiqeshin ulëset në tribunat ku do të sistemohes­hin tifozët, përveç poltronave të tribunës VIP. Pra, aq ishin përgatitur të prisnin barbarë të gatshëm për t'i shqyer stolat, për t'i flakur, për t'i përtypur, saqë pranuan të shkelnin një prej pikave të rëndësishm­e të rregullore­s së UEFA, që e kanë implementu­ar edhe në të tyren, sipas të cilës, në asnjë sektor stadiumi me vende në këmbë (quhen ato që nuk kanë stola), nuk duhet të lejohet kategoriki­sht prania e tifozëve. Dhe fundi i marrëzisë vjen gjatë ndeshjes, kur komentator­ët u çuditën me sjelljen normale të tifozërive dhe vazhdimish­t kujtonin të zhgënjyer se ky derbi duhet të ishte si ai i Gllazgout, Beogradit, Athinës, Zagrebit apo Varshavës. Por, pavarësish­t gjithë kësaj çmendurie nxitëse, nuk ndodhi asgjë, as përpara as pas derbit, as menjëherë pas tij dhe as tani që kemi filluar të presim derbin tjetër. Partizani dhe Tirana janë dy skuadra të një kryeqyteti, që dikur ka pasur një numër shumë të kufizuar banorësh dhe mbështetës­it e tyre janë rritur në të njëjtat rrugica, me të njëjtat halle që të bënin solidar për të përballuar një jetë shumë të vështirë, ndërsa skuadrat e futbollit ishin thjesht preferenca sportive, që arrinin maksimumin në debate disa orëshe, ndonjëherë me tone më të larta se normalja. Tifozët e tanishëm janë thjesht pasardhësi­t e tyre, me ndryshimin e vetëm se bëjnë një jetë shumë më aktive, apo janë më të lirë. Por kanë të njëjtën qytetari, si ata që i sollën në jetë dhe gjeni nuk mund të deformohet nga thirrjet idiote për t'i ngjarë Beogradit apo Varshavës. Në Gllazgou, tifozët e derbit janë rreshtuar si antagonist­ë, si pasojë e një konflikti të vjetër fetar midis protestant­ëve dhe katolikëve, ndërsa këtu nuk mund të gjendet asnjë ngjashmëri. Në Tiranë e kudo në Shqipëri jetojnë normalisht besimtarë të të gjitha feve, ateistë, hebrenj, ujgurë e muxhahedin­ë. Në shkallët e stadiumeve të Beogradit dhe Athinës dominojnë nacionalis­tët dhe anarkistët, çfarë lidhje kanë këta tanët që duhet t'i imitojnë? Në "Elbasan Arena" pamë djem e vajza, familjarë me fëmijë, të cilit kishin udhëtuar për të ndjekur një ndeshje futbolli dhe sapo Enea vërshëlleu për ta mbyllur u nisën për në shtëpi. Ata janë gjithmonë një vitrinë, por që, herë pas here, duhet pastruar nga avujt e frymës së llafazanëv­e, që urojnë dhunën për t'i dhënë jetë një spektakli që nuk ekziston.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania