Panorama Sport (Albania)

Duel special, Taulanti i bën “presion” Granitit

“Një ditë dua të luajmë së bashku, e kisha ëndërr Arsenalin”

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Për Taulantin, përball ja me Granitin do të jetë një moment special. Mesfushori i Bazelit këmbëngul se vëllazëria e tyre do të harrohet për 90 minuta, ashtu siç ndodhi në verë në Europian. "Kisha pak frikë të luaja kundër tij, sepse nuk doja ta dëmtoja. Por, pasi ndeshja filloi, u qetësova dhe u përqendrov­a vetëm tek ajo. Të luaj kundër Arsenalit është një ëndërr e fëmijërisë. Do të jetë speciale. Të dy do të hyjmë në fushë me mendime të njëjta, që është të fitojmë dhe japim gjithçka", tha Taulanti gjatë një interviste për britaniken "Telegraph". Pavarësish­t se ata e konsideroj­në veten edhe shokë të ngushtë (kanë vetëm një vit diferencë nga njëri-tjetri, Taulanti është 25, ndërsa Graniti 24, madje dje e festoi datëlindje­n), Taulanti shton se flet çdo ditë me të vëllanë, por ata janë profesioni­stë dhe asnjëri nuk do spiunojë te tjetri sekretet e skuadrave respektive: "Nuk do t'i tregojmë njëri-tjetrit se si do të luajnë skuadrat. Ne jemi profesioni­stë. Unë shpresoj që pas ndeshjes të takohemi shkurtimis­ht. Por më duhet t'i marr më parë leje trajnerit, kështu që shpresojmë që ai të jetë me humor të mirë". Mesfushori i Kombëtares shqiptare ka edhe një ëndërr: "Që një ditë të luajmë së bashku në të njëjtën skuadër". Por ëndërr fëmijërie për Taulantin ka qenë edhe që një ditë të luajë përballë Arsenalit. Ai e shpreh gjithnjë haptazi krenarinë e tij për arritjet sportive të të vëllait, i cili nga Bazeli u katapultua në Bundesligë, te Gladbahu dhe Bundesliga shërbeu si trampolinë për t'u transferua­r më pas në Premier Ligë. Por, nga ana tjetër, ai këmbëngul të theksojë se edhe ai është një lojtar i madh dhe i konfirmuar në nivelet më të larta dhe nuk ndihet aspak inferior në krahasim me të vëllanë: "Nuk mendoj se jam në hijen e Granitit. Mendoj se e kam treguar, përmes paraqitjev­e të mia për Bazelin në Champions, se jam një futbollist i mirë".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania