Panorama Sport (Albania)

Luis Enrike del garant: Fitojmë edhe pa Mesin

“Ndeshje e bukur, pasi rivali nuk mbrohet shumë”

-

Barcelona do luajë kundër Mynsh englabdahu­t pa Lionel Mesin, që ka filluar fazën e riaftësimi­t për dëmtimin muskulor. Trajneri Luis Enrike beson se do të triumfojnë në Gjermani, ndërkohë që pret të shkëlqejë edhe portieri Ter Shtegen, i cili do të luajë në shtëpinë e vet...

Ter Shtegen do të luajë në shtëpinë e tij. Mendoni se do ndikohet nga emocionet?

Nuk ka aspak rëndësi. Do jetë kënaqësi për të që të shkëlqejë në atë stadium. Unë e shoh si motivim ekstra, jo si shqetësim.

E njihni Mynshengla­dbahun?

Kam parë mjaftueshë­m ndeshje të tyre dhe mendoj se e di si kanë për të luajtur. Janë një ekip që bëjnë presing shumë lart, që lëvizin me zgjuarsi kur nuk e kanë topin dhe që kanë kundërsulm të rrezikshëm. Kanë cilësi që i sheh rrallë tek ekipe që luajnë kundër nesh. S'kanë për t'u mbyllur në mbrojtje dhe ndaj do të jetë një ndeshje e bukur.

Do bëni rrotacion?

Liga e Kampioneve është një kompeticio­n shumë i rëndësishë­m dhe nuk shikoj arsye për të bërë rrotacion. Do zbresin më të mirët.

Ka për t'u ndier mungesa

e Mesit?

Leo është një futbollist që nuk ka nevojë t'ia shprehësh me fjalë rëndësinë, pasi e tregon në fushë. Të gjithë urojmë që të rikthehet sa më shpejt. Gjithsesi, unë sërish kam besim që ekipi do realizojë objektivin ndeshje pas ndeshje duke fituar.

Do jetë Rafinja zëvendësue­si i Leos në fushë, apo Arda Turan?

Nuk e kam vendosur. Dua që t'u jap hapësira të gjithë futbollist­ëve, por duke parë edhe kondicioni­n e tyre fizik. Jam i kënaqur me organikën që kam në dispozicio­n, pasi jemi më të kompletuar

se një vit më parë.

Statistika­t tregojnë se klubet spanjolle vuajnë kur luajnë në transfertë ndaj rivalëve gjermanë...

Të jem i sinqertë, unë nuk u besoj statistika­ve. Nuk bazohen në aktualitet, ndaj edhe s'më kushtëzojn­ë në përgatitje­n e një ndeshje.

 ??  ?? Granit Xhaka dhe Venger gjatë stërvitjes së djeshme
Granit Xhaka dhe Venger gjatë stërvitjes së djeshme
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania