Panorama Sport (Albania)

Bexhi ikën nga Teuta, në stol kthehet Begeja

“Projekti i nisur duhet të vazhdojë me një tjetër italian”

- JETON REXHMATI

Çezare Bexhi nuk do të jetë më trajner i Teutës. Lajmi tashmë është zyrtar dhe i konfirmuar nga të gjitha palët, nga tekniku italian, si dhe presidenti i ekipit, Edmond Hasanbelli­u. Për "Panorama Sport", trajneri Çezare Bexhi ka konfirmuar lajmin e largimit, arsyet dhe destinacio­nin e ri, ku ai do të shkojë. "Është e vërtetë që kam marrë vendimin që të largohem nga Teuta. Nga njëra anë më vjen keq që po lë një projekt që nisa në Durrës, por nga ana tjetër jam i lumtur, pasi më jepet një mundësi shumë e mirë. Më është ofruar roli i trajnerit të dytë te skuadra angleze Lids Junajtid. President i këtij klubi është Masimo Celino, ish- presidenti i Kaljarit në Itali, ndërsa drejtor teknik është një ish- bashkëpunë­tori im tek Askoli. Kështu që nuk mund të refuzoja një ofertë të tillë. Siç jua thashë më parë, më vjen keq që po e lë Teutën, një ditë para ndeshjes së Kupës, por kam besim te djemtë që do të fitojnë dhe të ecin para. Ky ishte momenti kur e sheh ekipin të rritet dhe, për këtë fakt, më vjen keq që po largohem. Atmosfera këtu ka qenë shumë pozitive, edhe pse nuk morëm asnjë fitore. Kam pasur përkrahjen dhe mbështetje­n e plotë të të gjithë drejtuesve të klubit. Uroj që trajneri i ri të ketë sukses së bashku me ekipin. Gjithashtu, do të ishte mirë që projekti të vazhdonte përsëri me një trajner tjetër italian", u shpreh për "Panorama Sport" ish-trajneri i Teutës, Çezare Bexhi. Italiani e mori drejtimin e Teutës në fund të muajit gusht dhe aventura e tij në Durrës zgjati vetëm 4 javë. Starti që i bëri Teuta kampionati­t nën drejtimin e italianit Bexhi, ka qenë ndër më të dobëtit e dekadës së fundit, pasi në katër javë ekipi nuk fitoi asnjë ndeshje, si dhe ende nuk e ka gjetur rrugën e golit në 360 minutat e para të sezonit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania