Panorama Sport (Albania)

Myler premton hakmarrje ndaj Atletikos

-

Otmar Hicfeld fitoi shumë tituj në krye të pankinës bavareze. Legjenda gjermane e drejtoi për 7 vite në dy mandate ( 19982004; 2007-2008), karrierë të cilën e kurorëzoi me fitoren e Championsi­t. Gjatë një interviste për "Sky", 67-vjeçari gjerman flet për largimin e Guardiolës, shkarkimin e tij si dhe kritikën e Rumeniges në vitin 2007.

Për Guardiolën

"6 vite te Bajerni janë njësoj si 15 vite në një skuadër tjetër. Je gjithmonë nën presion. Mendoj se dy vite ishin të tepërta", sqaron Hicfeld, i cili është i vetmi trajner që ka fituar dy Champions me dy klube të ndryshme gjermane. Më pas ai mirëkupton edhe largimin e Guardiolës nga Bajerni pas tre vitesh. "Guardiola iku pas tre vitesh, sepse e ndjeu që e kishte humbur durimin dhe kënaqësinë. Këtë gjë e vë re se si ndihen lojtarët dhe sa i aftë je të japësh dhe marrësh më shumë", u shpreh ish-trajneri i Bajernit, i cili e ka përjetuar vetë këtë ndjesi pas sezonit 20022003. "Kaloja net pa gjumë. Më filluan dhimbjet e shpinës dhe shkova të mjekohesha te MylerVolfa­rt. Nisa të bëja gjilpëra. Nuk kisha fuqi të jepja dorëheqjen. U çlirova në momentin që më erdhi Uli Hënesi dhe më lajmëroi për shkarkimin". Kujtojmë që Hicfeld u sëmur edhe me depresion vitet e fundit në krye të Bajernit. Kritika Rumeniges Otmar Hicfeld nuk kishte kundërshti­me nga shkarkimi në vitin 2008. Ai ka mbetur i pakënaqur më shumë nga sjellja e Rumeniges. "Bajerni gjithmonë është sjellë mirë me mua. Me drejtuesit kam pasur relata të mira. Hënes dhe Rumenige ishin gjithmonë të hapur dhe të sinqertë. Por, nuk mund të harroj kritikat e Rumeniges për rrotacione­t që bëja në 2007. "Gjatë gjithë sezonit kemi kryesuar kampionati­n dhe më pas po bëja shumë rrotacion. Në ditët e sotme të gjithë trajnerët ndryshojnë formacione­t dhe deri tani nuk ka sulmuar askënd", përfundoi Hicfeld.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania