Panorama Sport (Albania)

Malota humbet Kupën dhe Kukësin

-

Të kuqtë kanë kryer dje përgatitje­t e radhës, por grupi nuk ka qenë i plotë. Malota, i dëmtuar prej ditësh, vijon i diferencua­r, kështu që mbrojtësi jo vetëm që nuk luan sot në Kupë ndaj Kevitanit, por humbet edhe sfidën e fundjavës me ish-ekipin e Kukësit. Edhe Vila ka probleme dëmtimi dhe nuk është përgatitur dje me grupin. Për takimin e sotëm me Kevitanin, trajneri Sormani pritet të përdorë rrotacioni­n e thellë në ekip, ku pritet që të ketë edhe debutime.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania