Panorama Sport (Albania)

Nis Kupa, sot "të vegjlit, përballë të mëdhenjve"

- NGA FATMIR EFICA

Nëse para 22 vitesh Skënderbeu i priste mysafirët sarandjotë në Korçë, por ata nuk u paraqitën dhe për rrjedhojë humbën në tavolinë 0-3, tani kampionët potencialë të Superiores sigurisht që nuk do të shkojnë për piknik drejt Sarandës për t'u ndeshur me Butrintin e Kategorisë së Dytë. Ky ekip e siguroi këtë ballafaqim që merr përmasa historike për ta falë fitores në ndeshjen kualifikue­se plot 120' karshi kuçovarëve (4:3). Shkumbini nuk është më ai i "rrëmbyeshm­i" që kallte frikë. Para 13 vitesh, Bylisi, edhe pse humbiste 0-2 në Peqin takimin e parë, përmbyste në fushën e vet 4-0. Aq sa është numri i ndeshjeve për të dy grupet në këtë tur të parë (16), po kaq herë janë ndeshur mes tyre dhe Elbasani ndaj Luftëtarit. Kanë një ekuilibër të plotë në bilanc për fitoret (secila nga 5), po kështu dhe të golavarazh­it (21:21). Dallojnë edhe 6 barazime sikurse është i njëjtë 4:4 rezultati i kualifikim­eve mes tyre. Gjirokastr­itët i favorizon momenti që janë në Superiore, kurse Elbasani "vegjeton" në të Parën dhe sigurisht dhe fakti që ndeshja e dytë do të luhet në shtëpinë e tyre, në "qytetin e gurtë". Në majën më të lartë të kupës, finalen e 6 qershorit 1998, shënohet edhe kulminacio­ni më i madh në kupë për derbin myzeqar Lushnja-Apolonia. 18 vite më parë fierakët me golin e Romeo Haxhisë fitonin në kryeqytet 1-0 për herë të parë e të fundit një kompeticio­n të tillë. Shumë historike do të jenë sot debutimet e Kevitan përballë Partizanit dhe Shënkollit ndaj Teutës. Para 21 vitesh, në turin e dytë Iliria kur barazonte 2-2 me Flamurtari­n në Fushë-Krujë, kërkoi të rezistonte fort edhe në Vlorë, por humbiste 0-1. Këto ballafaqim­e kanë mbetur të paharruara për nga emocionet. Nuk janë ndeshur asnjëherë mes tyre në Kupë Besa me Tërbunin dhe Kamza me Korbin. Kështu që edhe këto përballje inagurale pritet të dhurojnë të papritura interesant­e. Burreli e Kastrioti janë në të njëjtin grup të Kategorisë së Parë. Deri më tani, në 4 përballje në Kupa, Kastrioti ka qenë më rezultativ. Ndryshe nga kampionati i Kategorisë Superiore ku kanë luajtur deri tani 41 ekipe, në Kupat e Shqipërisë, gjeografia e skuadrave pjesëmarrë­se është tani me plot 68 skuadra që kanë marrë pjesë në 65 edicione. "Panorama Sport" paraqet ekskluzivi­sht statistika­t e të gjitha ndeshjeve në Kupat e Shqipërisë për çiftet që do të ndeshen sot në takimet e para të turit të parë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania