Panorama Sport (Albania)

Luhet me Tiranën, Gallo kundër të shkuarës

-

Sopoti ka "arkivuar" startin e kampionati­t, ku u mund në sfidën e parë nga Apolonia. Librazhdas­it patën pretendime­t e tyre për gjykimin në atë sfidë duke arritur deri aty sa akuzuan arbitrat për ryshfet. Por tashmë vëmendja është hedhur te Kupa e Shqipërisë, ndërsa sot, në orën 16:00, ekipi i drejtuar nga Alpin Gallo do të luajë kundër Tiranës, për llogari të turit të parë. Për trajnerin ky do të jetë një duel i veçantë, pasi përballet me ishskuadrë­n, të cilën e ka drejtuar para disa vitesh. Skuadra nuk ka synime në këtë kompeticio­n. Dhe dy ndeshjet ndaj bardhebluv­e do t'i shërbejnë trajnerit Gallo për të aktivizuar të rinjtë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania