Panorama Sport (Albania)

)liria premton kthesën ndaj vlonjatëve

-

Iliria nuk e ka nisur kampionati­n me një rezultat pozitiv, pasi ka humbur në shifrat 2-0 në transfertë ndaj Burrelit. Një gjë e tillë nuk është pritur mirë nga drejtuesit, të cilët i kanë lënë dorë të lirë trajnerit Ziri që të përzgjidht­e futbollist­ët. Megjithatë, gjatë këtyre ditëve skuadra ka menduar për ndeshjen e Kupës së Shqipërisë, e cila do të luhet në shtëpi ndaj Flamurtari­t. Fushëkruja­sit nuk kanë objektiva në këtë kompeticio­n, megjithatë do të synojnë një rezultat pozitiv në shtëpi, në mënyrë që skuadra të jetë në gjendje të mirë psikologji­ke për sfidën e radhës në kampionat. Drejtuesit janë duke punuar për të krijuar një atmosferë miqësore, ndërsa trajneri nuk pritet të bëjë shumë ndryshime në formacion nga sfida e fundit, për t'u dhënë mundësi sulmuesve që të gjejnë rrugën e rrjetës. Shkëlqim Hasani

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania