Panorama Sport (Albania)

%(rta ut në )sherr) %amurrasin me *astriotin

-

Në prag të ndeshjes së sotme në Kupën e Shqipërisë, ndaj Vllaznisë drejtuesit e skuadrës së Mamurrasit janë duke u përballur me një problem delikat. Mesfushori kryeqyteta­s, Denis Myrta, i cili prej dy vitesh është pjesë e Mamurrasit, duket se ka firmosur një kontratë me Kastriotin. Një gjë të tillë ai e ka bërë ditët e fundit, kur skuadra krutane rrezikonte përjashtim­in nga Kategoria e Parë. Stafi teknik i Kastriotit e ka kontaktuar, edhe pse lojtari ishte i dëmtuar, madje vazhdon fazën e rikuperimi­t. Në një situatë të tillë, presidenti Ded Ndreca ka kundërshtu­ar këtë veprim dhe i ka kërkuar klubit krutan që 20-vjeçari të rikthehet sërish në përbërje të ekipit të tij. Ahmet Zani

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania