Panorama Sport (Albania)

Radas: I çuditur nga shkëputja

Nuk po bindim pasi na mungon loja e Shkëmbit, Agostineli një mjeshtër në taktikë

- LLAZI SARO

Diferenca me katër pikë nga rivalët i ka dhënë një lloj qetësie Skënderbeu­t. Askush nuk e priste këtë shkëputje që në start, megjithatë të gjithë janë të vetëdijshë­m që detyra e vetme tashmë është vazhdimësi­a. Një gjë të tillë e thotë edhe lideri i mbrojtjes së Skënderbeu­t, Marko Radas. Kroati, gjatë një interviste për "Panorama Sport", analizon javët e para, objektivat, por edhe stolin. Ai e cilëson Agostineli­n si ekspert të taktikës.

Marko, katër ndeshje, 78 pikë të fituara. Jeni i kënaqur me këtë start?

Sigurisht. Nuk ka se si të mos jem i kënaqur kur kemi marrë maksimumin e pikëve dhe jemi të parët në renditje, kjo është e rëndësishm­e.

Jeni shkëputur me 9 pikë nga vendi i dytë. E prisnit?

Asnjëherë nuk e kishim menduar shkëputjen që në fillim. Në letër kalendari nuk ishte shumë i lehtë dhe për më tepër rivalët vinin më të konsolidua­r prej faktit që luanin në Europë.

Një shkëputje që jep siguri dhe qetësi në kampin bardhekuq apo jo?

Po, na jep siguri dhe motivim. Është një faktor plus për ne. Na jep mundësinë për ta marrë me qetësisht çdo ndeshje, pa shumë presion pasi na lejon ndoshta edhe një hap fals. Megjithatë në të tilla raste një shkëputje kaq e shpejtë të krijon edhe probleme.

Çfarë lloj problemesh?

Në disa raste një shkëputje mund të lehtësojë ekipin dhe kjo është fatale nëse ndodh. Prandaj ne jemi të bashkuar dhe kemi diskutuar shpesh këto ditë se kurrë nuk duhet ta mendojmë se gjithçka mbaroi apo mori fund. Kampionati është i gjatë, ndaj do të ketë edhe të papritura.

Jeni i çuditur nga hapi i ngadaltë i kundërshta­rëve?

Nuk mund të them se e prisja. Më ka bërë disi përshtypje, pasi mendoja një kampionat më të luftuar. Por është vetëm fillimi. Nuk mendoj se ekipet e tjera kanë treguar fytyrën e vërtetë deri më tani.

Edhe ato vuajnë disi në startin e sezonit, ashtu sikundër vuajmë dhe ne në lojë. Vetëm se ne kemi pasur fatin, por edhe eksperienc­ën dhe cinizmin e duhur për t'i fituar ndeshjet edhe kur kemi luajtur keq. Ky është ndryshimi.

Keni edhe dy ndeshje brenda në fushën tuaj. A mendoni se mund të thellohet diferenca?

Do të mundohemi të hyjmë në fushë për të fituar, është ky qëllimi ynë i vetëm. Por nuk duhet t'u japim shumë rëndësi këtyre katër pikëve, pasi nuk mund të flasim për shkëputje apo "arratisje" që në

javën e pestë apo të gjashtë. E thashë edhe më sipër, kampionati fitohet në DE javë dhe ka shumë ulje-ngritje. Ne duhet që thjesht të jemi gati për çdo takim, për DE javë radhazi.

Pavarësish­t pikëve të plota, ka pasur kritika për lojën e zhvilluar. : ili është komenti juaj?

Në disa ndeshje mund t'i quaj kritika me vend. Në pjesën e parë kundër Korabit dhe në pjesët e dyta kundër Laçit dhe Luftëtarit kemi luajtur vërtet keq. Nuk kemi qenë të qetë në fushë dhe ndoshta kemi dashur që të shkojmë shumë shpejt në portën kundërshta­re. Kjo na ka penalizuar disi. Por mund të them se është ende herët për kritika.

Pse mendoni kështu? Sepse jemi vetëm në 4 javët e para. Është diçka kalimtare dhe jam i bindur se do të vijmë shpejt në lojën tonë.

Çfarë mund të themi se i mungon lojës së Skënderbeu­t?

Ndryshimet kanë bërë punën e vet. Lojtarë të rinj dhe trajner i ri, ndaj kërkohet pak kohë. Por mendoj se na mungon edhe një lojtar si Shkëmbi. Prania e tij në fushë jepte siguri. Ai qarkullont­e topin dhe niste aksionet e Skënderbeu­t. E hidhnim topin përpara e humbnim dhe e rikuperoni­m në mbrojtjen tonë. Një gjë e tillë vazhdonte për minuta me radhë. Dhe më pas, kur e bën këtë lojë për minuta me radhë, lodhesh fizikisht dhe bie shumë tempi i lojës. Por kjo nuk është loja jonë dhe këtë po përpiqemi të ndryshojmë.

Skënderbeu i Agostineli­t nga ndryshon nga Skënderbeu i Josës?

Agostineli është një mjeshtër i taktikës. Kërkon shumë taktikë në fushë dhe në stërvitje provon gjithmonë skema të ndryshme. Nëse nuk i bën ashtu siç duhet ai nuk lodhet t'i përsërisë. Një trajner tipik italian. Ndërsa Josa ishte më fleksibël. Kërkonte zbatimin e pozicionev­e dhe nuk i kushtonte shumë rëndësi taktikës. Donte një mentalitet fituesi në fushë. Një person mjaft pozitiv.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania