Panorama Sport (Albania)

Gati 'ër estë, 'or ka 'ro leme me inan#at

-

Butrinti do të presë sot Skënderbeu­n kampion në sfidën e parë të turit të parë të Kupës së Shqipërisë. Sarandjotë­t, të cilët eliminuan Naftëtarin në turin paraelimin­ator, do të sfidojnë korçarët. Skuadrat kanë shumë diferenca me njëra-tjetrën, aq sa i ndajnë dy kategori. Megjithatë, në Sarandë janë të lumtur që do të përballen me ekipin kampion të Shqipërisë në pesë sezonet e fundit. TrajneriAs­trit Faslliu do t'i ketë të gjithë lojtarët në dispozicio­n në këtë përballje. Megjithatë, klubin sarandjot duket se e pret një kampionat i vështirë në Kategorinë e Dytë. Bashkia e ka lënë pas dore skuadrën duke mos shpenzuar shumë në aspektin financiar. Prej më shumë se një muaji futbollist­ët vazhdojnë normalisht stërvitjen, në një kohë që ende nuk kanë marrë asnjë rrogë. Gerald Bregu

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania