Panorama Sport (Albania)

Me rezerva dhe pa trajner

-

Skënderbeu i ndarë më dysh ka zhvilluar dje përgatitje­t për ndeshjen e fundjavës kundër Vllaznisë me dy seanca stërvitore. Në paradite është punuar kryesisht në palestër me ushtrime force dhe shpejtësie. Ndërsa gjatë pasdites gjithçka i është lënë taktikës në fushë. Nga ana tjetër, gjysma e dytë e Skënderbeu­t ka mbërritur në Sarandë nën drejtimin e Gentian Liçit për të luajtur takimin e radhës kundër Butrintit. Edhe pse pa titullarët, korçarët do tentojnë direkt kualifikim­in.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania