Panorama Sport (Albania)

Presidenti Duka viziton Kamzën, një “asist” për Superioren

Kreu i FSHF-së ka inspektuar dje stadiumin e kamzalinjv­e

-

Vizita e djeshme e presidenti­t të FSHF-së, Armando Duka, në stadiumin e Kamzës ku takoi edhe drejtuesit më të lartë të klubit, u mor si një projektim për skuadrën që pritet të ngjitet në Superiore. Të gjithë e mbajnë mend, kur në sezonin e shkuar presidenti Duka dhe trajneri i Kombëtares, Xhani De Biazi, panë nga afër një ndeshje të Korabit në Kategorinë e Parë, vizitë e cila u mor si një mesazh për ngjitjen e dibranëve në elitë. Presidenti Duka ka vizituar ambientet e stadiumit të Kamzës së bashku me drejtuesit e klubit, kryebashki­akun Mziu dhe presidenti­n Qarri. Mësohet se shkaku i zbarkimit të kreut të FSHF-së në Kamzë ka të bëjë në lidhjen e një bashkëpuni­mi me drejtuesit kamzalinj për ndërhyrjen në tapetin e fushës së stadiumit. Kamza e sezonit të ri e ka nisur punën me një objektiv të qartë: ngjitjen në Superiore. Për të arritur këtë qëllim, Bashka e Kamzës dhe presidenti Qarri kanë bërë të mundur që të afrojnë disa lojtarë cilësorë dhe me eksperienc­ë. Puna e bërë gjatë merkatos së verës dhe ndërhyrja në infrastruk­turë pritet që të plotësojnë kushtet që kamzalinjt­ë të rikthehen në Superiore. Kupa - Kamza e trajnerit Bledar Devolli e ka nisur mbarë kampionati­n, pasi në javën e parë kanë fituar 1- 0 në transfertë ndaj Shënkollit. Sot kamzalinjt­ë presin Korabin për Kupë, veprimtari e cila vlerësohet nga blutë. Të besuarit e trajneri Devolli po përgatiten që të mbyllin një javë të ngjeshur dhe të suksesshme, ku si fillim sot kërkoj fitoren në Kupë ndaj Korabit, ndërsa të shtunën duan trepikëshi­n ndaj Besës, një tjetër takim që do ta luajnë në shtëpi. Në ndeshjen e sotme, trajneri Devolli pritet të aktivizojë lojtarë që nuk luajtën, ndaj Shënkollit, ndonëse si synim mbetet kalimi i këtij turi. Abdulla Dushku

 ??  ?? Presidenti Duka gjatë inspektimi­t të
djeshëm në stadiumin e Kamzës
Presidenti Duka gjatë inspektimi­t të djeshëm në stadiumin e Kamzës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania