Panorama Sport (Albania)

Sfida e Nakos: Fitojmë në Durrës dhe kalojmë Kamzën në Kupë

-

Mbrojtësi fierak Rudin Nako, i ardhur te Korabi gjatë merkatos së verës, në një prononcim për "Panorama Sport" pohoi se kjo do të jetë java e ndryshimit për skuadrën dibrane. Në një prononcim të dhënë për "Panorama Sport", 29-vjeçari pohoi se për këtë javë Korabi ka synime të qarta, ku kërkohet hedhja e hapit të parë për t'u kualifikua­r në Kupë ndaj Kamzës dhe, më pas, do të kërkojnë fitoren e parë në Superiore në transfertë­n e Durrësit. "Për herë të parë këtë sezon do të kemi edhe mbështetje­n e tifozëve, të cilët do të jenë një shtysë për ne për të shkuar te fitorja e parë në kampionat. Këtë javë na pret transferta e Durrësit, një përballje e vështirë. Teuta ndodhet në pozita të njëjta me ne, kështu që pritet një takim i bukur dhe i dyluftuar. Shpresojmë që në këtë ndeshje të parë me tifozë, mbështetës­it e Korabit të jenë të pranishëm dhe të gjithë së bashku të synojmë fitoren e parë në kampionat. E kemi ndier mungesën e tyre gjatë këtyre 4 javëve të para, por shpresojmë që, falë impenjimit maksimal, të sigurojmë trepikëshi­n në Durrës. Por, para se të shkojmë te ky takim, na pret përballja e Kupës me Kamzën. Edhe këtë ndeshje ne e vlerësojmë si një që kërkon impenjimin tonë dhe kam besimin se do ta kalojmë këtë tur të Kupës", u shpreh mbrojtësi i Korabit, Rudin Nako. Abdulla Dushku

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania