Panorama Sport (Albania)

Hasanbelli­u: Begeja do të jetë “timonieri” i ri

-

Largimin e trajnerit Bexhi e konfirmoi për "Panorama Sport" edhe kreu i skuadrës durrsake. Hasanbelli­u pohoi se trajneri italian ka pasur një klauzolë, me anë të së cilës mund të largohej nga ekipi nëse i vinte një ofertë nga Lids. Njëkohësis­ht ai konfirmon Gentjan Begejën si trajnerin e ri të Teutës. "Ne kemi pasur një klauzolë me trajnerin Bexhi, e cila e lironte nga drejtimi i Teutës. Klauzola kishte të bënte me ofertën e Lidsit, që priste prej kohësh. Ne i urojmë suksese Bexhit, pasi shkon si zëvendëstr­ajner dhe drejtor i akademisë së Lids Junajtid. Po ashtu, dua të konfirmoj se Gentjan Begeja do të jetë trajneri i ri i skuadrës. Ai është pjesë e familjes dhe trajneri ynë i preferuar, madje që në ndeshjen e sotme për Kupë Begeja do ta drejtojë ekipin", u shpreh presidenti i Teutës, Edmond Hasanbelli­u.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania