Panorama Sport (Albania)

Ahmataj tregon Bylisin e tij: Ja ndryshimet në skuadër

-

Bylis e ka nisur më së miri këtë sezon pasi ka mundur në fushën e tij një nga skuadrat më të forta në grup, Pogradecin. Në një prononcim për "Panorama Sport", trajneri Julian Ahmataj shprehet: "Më duhet të pranoj se grupi ku militojmë ka mjaft skuadra të forta dhe pretendent­e dhe do të jetë i vështirë. Qëllimi ynë është që të shpalosim anët më të mira dhe nga ana tjetër të arrijmë objektivin që i kemi vënë vetes për t'u rikthyer në Superiore", tha trajneri që pranon se brenda ekipit të tij ka edhe probleme. "Mesfusha ende nuk është stabilizua­r si duhet pasi ka një ndryshim të filozofisë së lojës nga çfarë ishin mësuar. Kjo ka ardhur pasi disa lojtarë janë afruar vetëm në çastet e fundit dhe duhet koha e duhur që ata të përshtaten si duhet me pjesën tjetër të grupit. Megjithatë, kjo nuk do të na pengojë që Bylisi të jetë një skuadër e suksesshme në çdo ndeshje. Për sa i përket ndeshjes së Kupës, që do të luajmë të mërkurën ndaj Shkumbinit, ne do ta vlerësojmë sepse kemi ambiciet dhe synimet tona, ndaj do ta respektojm­ë kundërshta­rin. Gjithashtu, kjo sfidë do na ndihmojë edhe në drejtim të konsolidim­it dhe harmonizim­it të mëtejshëm të skuadrës", ka përfunduar trajneriAh­mataj. Mikel Mbriçaj

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania