Panorama Sport (Albania)

Branica bën gati testimin e të rinjve

-

Shkumbini përballet sot ndaj ekipit të Bylisit në takimin e parë kualifikue­s të raundit të parë të Kupës së Shqipërisë. Për peqinasit ky kompeticio­n nuk përbën një objektiv primar ndaj me shumë gjasa pritet që trajneri Branica të aktivizojë një formacion të alternuar, të përbërë nga shumë elementë të rinj. Trajneri Branica ka mbetur i pakënaqur nga disa prej futbollist­ëve të tij pas humbjes së pësuar në kryeqytet përballë Dinamos dhe ka kërkuar më shumë impenjim në ndeshjen e radhës në kampionat. Peqinasit presin Apoloninë në fundjavë dhe sigurisht që synohet një rezultat pozitiv, në mënyrë që të harrohet humbja ndaj bluve. Sfida e sotme ndaj Bylisit do të hapë siparin e ndeshjeve zyrtare në stadiumin e Peqinit. Fatmir Ahmeti

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania