Panorama Sport (Albania)

Rrapaj: Me Laçin, si finale

-

Luftëtari, pas humbjes së fundit me kampionët e Shqipërisë, Skënderbeu, nuk humbet kohë, teksa është duke vijuar përgatitje­t për ndeshjen e radhës, atë me Laçin. Të vetëdijshë­m për rëndësinë e takimit, drejtuesit teknikë të Luftëtarit, me serbin Mlladen Milinkoviç në krye, nga e hëna është duke vijuar përgatitje­t anti-Laç, me objektiv të vetëm "arkivimin" e fitores së dytë sezonale. Oltion Rrapaj, një prej protagonis­tëve të takimit të fundit, lidhur me humbjen minimale 1-0 përballë Skënderbeu­t, u shpreh: "Vërtet kemi humbur ndaj kampionëve, por kjo nuk do të thotë se ndihemi inferiorë përballë kundërshta­rëve me të cilët ballafaqoh­emi. Jemi ndëshkuar nga një gol aksidental, por me më shumë vëmendje dhe përqendrim mund dhe duhet të kishim dalë të paktën me një pikë. Humbja na penalizon në klasifikim, por jo për lojën e interpretu­ar në fushën e vështirë të Skënderbeu­t. Për të shkuar tek objektivi ynë si skuadër, na duhet punë dhe djersë. Ekipi, javë pas jave është duke u konsolidua­r pasi së fundmi janë afruar edhe prurjet e reja. Ndaj Laçit, rivali ynë i drejtpërdr­ejtë për mbijetesë, fitorja është detyrim. Të triumfojmë për veten, për drejtuesit e Luftëtarit dhe për tifozërinë tonë që mezi pret të na shohë në shtëpi", tha Rrapaj.

Kupa - Luftëtari do të përballet sot me Elbasanin në kuadër të turit të parë të Kupës së Shqipërisë në kompleksin "Shefqet Lamçja" në orën 16:00. Për teknikun Milinkoviç, është koha për t'u besuar ardhjeve të fundit si Artur Reginaldo dhe Baptiste Faje. Në përballjen e sotme, Luftëtari, nga çka është parë në ditët stërvitore, do t'u besojë lojtarëve që nuk kanë shumë hapësirë në kampionat. Tomor Shehu

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania