Panorama Sport (Albania)

Kupa e Shqipërisë “problem” për Besën, heq dorë që tani

-

Koshient se me grupin që ka aktualisht çdo pretendim për Kupën do ishte ëndërr, stafi verdhezi e ka vlerësuar takimin e sotëm vetëm në shërbim të kampionati­t. Dihet tashmë se përbërja e verdhezinj­ve është krejtësish­t me lojtarë të rinj dhe sfida e sotme do të jetë krejtësish­t në shërbim të kampionati­t. Fatkeqësis­ht, edhe 3 lojtarët brazilianë që Besa ofroi këtë sezon, të paktën ndeshjen e parë, nuk bindën. Madje, ishin ata shkaktarë të faullit të pësimit të golit dhe nuk i dhanë asnjë gjë ekipit. "Nuk e kemi luksin të luftojmë në dy fronte. Ne akoma vuajmë atë humbje me Besëlidhje­n dhe na pret këtë fundjavë një tjetër sfidë e vështirë në Kamzë. Të dy këto ekipe, shto edhe Erzenin, i shoh si pretendetë­t kryesorë për ngjitjen në Superiore. Thënë ndryshe, Besa nuk ka investimet e tyre, ndaj lufta në Kupën e Shqipërisë do të ishte thjesht sakrificë pa vlera", deklaroi sulmuesi Mateo Hasa. Në këto kushte, trajneri Berati pritet të bëjë shumë zëvendësim­e në formacion në shërbim të ndeshjes ndaj Kamzës. Nuk dihet saktësisht se cilët lojtarë do të pushojnë. Feriz Ferizaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania