Panorama Sport (Albania)

Erzeni bën gati festën, klubi thirrje tifozëve

-

Erzeni nuk e ka provuar ende shijen zyrtare të një ndeshje për këtë sezon të ri. Ekipi shijakas ishte gati për takimin e së premtes së kaluar ndaj Partizanit B, që do të ishte edhe sfida e parë e kampionati­t, por klubi i kuq u tërhoq nga kampionati vetëm tri orë përpara vërshëllim­ës së gjyqtarit. Në këtë mënyrë, u shty edhe festa e Erzenit, që do të luante takimin e parë në "Tofik Jashari" pas një viti mungesë. Stadiumi është rikonstruk­tuar plotësisht dhe do të inagurohet sot me ndeshjen e Kupës ndaj Besëlidhje­s. "Nesër (sot) 'Tofik Jashari' pret ndeshjen e parë zyrtare të këtij viti. Kupa e Shqipërisë na ka rezervuar një takim interesant ndaj ekipit të Besëlidhje­s së Lezhës. Ju ftojmë të gjithëve të jeni prezent për të mbështetur ekipin në orën 16:00. Ju rikujtojmë që ekipi nuk ka si objektiv kalimin e tureve apo fitimin e saj, por gjithsesi do të respektohe­t kompeticio­ni i dytë në vend. Nesër ( sot) presim një rival direkt për Superioren dhe dy ish-lojtarët tanë, ndaj nga tifozëria kërkojmë respekt", shkruante klubi në faqen zyrtare në "Facebook". Fiqiri Shehu

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania