Panorama Sport (Albania)

Cana, lamtumirë me Spanjën

Ndeshja e radhës me kampionët e botës, mbrojtësi shkelmon për herë të fundit topin

- OLSI TUJANI

Lorik Cana nuk do të jetë më lojtari i Ko mbëtares dhe kjo është konfirmuar publikisht nga trajneri Xhani De Biazi. Mirëpo, publikisht, ai nuk është larguar ende nga Kombëtarja. Për këtë, në Federatën Shqiptare të Futbollit ka nisur puna për ideimin dhe organizimi­n e një ceremonie speciale, me anë të së cilës Cana t'i japë lamtumirën skuadrës sonë Kombëtare. Tërheqja

Lorik Cana e ka pranuar disa herë se nuk do të jetë më pjesë e skuadrës kombëtare. Mbrojtësi u dha fund ndeshjeve të luajtura me kuqezinjtë që në Europian. Minutat në të cilat u aktivizua kundër Rumanisë kanë qenë të fundit për ishnumrin pesë të Kombëtares. Përballja e tretë e Shqipërisë në kualifikue­set për Botërorin "Rusi 2018" pritet që të jetë ajo në të cilën ish-kapiteni i kuqezinjve do të shkelmojë për herë të fundit topin me përfaqësue­sen. Ashtu siç ka thënë edhe ai disa herë publikisht, kjo është përfaqësue­sja e të gjithë shqiptaris­ë, për vetë faktin se ka futbollist­ë nga të gjitha trevat shqipfolës­e. Karriera

Lorik Cana ka pasur një kurbë gjithmonë në rritje të karrierës së tij, si me klubet, ashtu edhe më Kombëtaren. Ai ka debutuar në një përballje kundër Zvicrës me fanellën e Kombëtares dhe e fundit herë që e ka veshur atë fanellë ka qenë një moment historik: Fitorja e Shqipërisë kundër Rumanisë në Europian. E para në historinë

e këtij ekipi. Një nga kundërshta­rët më të fortë të Shqipërisë në këtë grup, është Spanja dhe pikërisht në këtë supersfidë që do të luhet më 9 tetor, Cana mendohet se do të përfundojë aventurën e tij si futbollist i Kombëtares shqiptare. Lorik Cana numëron 94 ndeshje me fanellën e ekipit kombëtar gjatë periudhës 13 qershor i vitit 2003 kundër Zvicrës deri në ndeshjen e fundit për të kundër Rumanisë në qershor 2016. Cana është futbollist­i që ka numrin rekord të paraqitjev­e me kuqezinjtë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania