Panorama Sport (Albania)

Federata harron ta prezantojë, Recenti grumbullon ekipin

-

Atë që "Panorama Sport" e publikoi që më 1 shtator, Federata shqiptare ende nuk e ka thënë zyrtarisht. Ditën e djeshme, Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë një postim në lidhje me trajnerin e ri të Kombëtares U- 15. Një fakt të tillë, gazeta e ka bërë me dije që në fillim të këtij muaji, periudhë në të cilën ishte edhe grumbullim­i i Kombëtares A. Nga dje, ky seleksioni­m i kuqezinjve ka nisur punën dhe do të jetë në një grumbullim dyditor. Alesandro Recenti do të jetë trajneri i ri.

Absurdi - Në faqen zyrtare të Federatës Shqiptare të Futbollit është bërë njoftimi se Recenti nis punën me kuqezinjtë U- 15, mirëpo ajo që në FSHF e kanë harruar është fakti që U- 15 nuk grumbulloh­et për herë të parë. Ndryshe nga sa thotë FSHF, ky seleksioni­m ka qenë më parë nën drejtimin e trajnerit Sulejman Demollari. Në vitin 2009, ky ekip është grumbullua­r për herë të parë dhe ka zhvilluar dy takime në një turne miqësor. Një fitore përballë Lihtenshte­init 2- 0 me gola të Vatnikajt dhe Hoxhës, ndërkohë që në ndeshjen e dytë kuqezinjtë kanë luajtur finalen e turneut përballë Malit të Zi, e humbur 1- 2. Njoftimi - Ja çfarë ka shkruar FSHF në faqen zyrtare dje. "Ekipi kombëtar U- 15 do të grumbulloh­et nesër ( sot) në Qendrën Stërvitore të Ekipeve Kombëtare në Kamëz, për një zbor dyditor. Trajneri Alesandro Recenti ka grumbullua­r rreth 35 futbollist­ë, të cilët janë seleksionu­ar nga grumbullim­et e kryera në Greqi dhe Shqipëri. Kjo është hera e parë që Shqipëria grumbullon një skuadër U- 15 për t'u përfaqësua­r. Shefi i sektorit të ekipeve Kombëtare, Denis Lilo, deklaron: ' Ky është një grumbullim që ka për qëllim që të seleksiono­jë lojtarët e evidentuar në grumbullim­et e kryera në fillim të vitit në Tiranë dhe Greqi. Ndërkohë, grupi do të plotësohet me futbollist­ë të tjerë, të cilët janë evidentuar nga stafi'. Kjo është hera e parë që Shqipëria U- 15 do të grumbulloj­ë skuadrën e saj kombëtare, të kësaj kategorie", shkruhet nga FSHF.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania