Panorama Sport (Albania)

Tramexani: Hysaj është rritur prej Sarrit

-

Paolo Tramexani e ka shprehur hapur për kë bën tifo në kampionati­n italian të këtij sezoni. Zëvendëstr­ajneri i Kombëtares shqiptare shpreson që Napoli i Elseid Hysajt të vazhdojë ecurinë pozitive dhe të fitojë titullin kampion. "Për momentin shoh që Napoli është më mirë se Juventusi, edhe pse bardhezinj­të treguan se mund të fitojnë edhe atëherë kur luajnë shëmtuar. Nëse Napoli do të vazhdojë me këtë ecuri, atëherë do ta vërë në vështirësi Juventusin", tha Tramexani. Ai foli gjithashtu për ecurinë e Elseid Hysajt, i cili është shndërruar në një nga pikat më të forta të ekipit napolitan. Sipas tij, mbrojtësi shqiptar duhet të falënderoj­ë trajnerin Sarri. "Hysaj i detyrohet shumë Sarrit sepse gjatë këtyre viteve që kanë punuar së bashku është përmirësua­r shumë. Kam pasur fatin ta shoh edhe në Kombëtare ecurinë e tij dhe është një lojtar, i cili është rritur në të gjitha aspektet", tha Tramexani. Ndërkohë, ditën e sotme mbrojtësi pritet të jetë titullar përballë Benfikës, në sfidën e dytë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania