Panorama Sport (Albania)

Gasperini: Titullar do të jetë Berisha

-

Trajneri i Atalantës, Xhan Piero Gasperini, në përfundim të takimit të fituar 1-3 në transfertë përballë Krotones ka folur për mikrofonat e "Sky Sport" duke analizuar në tërësi ekipin e tij. Mes të tjerash, tekniku italian foli edhe për çështjen e portierit titullar të ekipit. "Në portë luan vetëm një person dhe për momentin titullar është Etrit Berisha, por Sportielo mund ta rifitojë vendin e tij gjatë 38 javëve të kampionati­t", tha Gasperini. Portieri i Kombëtares shqiptare u transferua këtë verë nga Lacio tek Atalanta në formë huazimi. Synimi i Berishës ishte që të luante rregullish­t dhe atë që nuk ia ofronte dot skuadra e kryeqyteti­t italian, po ia ofron ekipi nga Bergamo. Prej 3 ndeshjesh, shqiptari është titullar në portën e Atalantës dhe ka pësuar deri më tani 5 gola.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania