Panorama Sport (Albania)

Sfida me Kroacinë, nga sot dalin biletat

-

Kosova do të luajë ndeshjen e radhës kualifikue­se kundër Kroacisë. Në mungesë të një stadiumi në Kosovë, kjo përfaqësue­se do ta zhvillojë ndeshjen në stadiumin "Loro Boriçi". Sipas mediave në Kosovë, biletat e këtij takimi do të dalin një shitje nga dita e sotme. Çmimet për një biletë do të jenë nga 7 euro prapa portave, 15 euro dhe 20 euro për tribunën përballë si dhe 55 dhe 130 euro për tribunën qendrore dhe tribunën VIP. Nga dita e sotme, në të gjithë Kosovën do të ketë bileta të vlefshme për këtë takim. Sipas drejtuesve të Federatës së Futbollit të Kosovës, këto çmime janë vendosur sipas atyre të biletave kur në "Loro Boriçi" luan Kombëtarja shqiptare. Kosova e nisi me një barazim aventurën kualifikue­se në Botërorin "Rusi 2018". Sfida e radhës me Kroacinë do të jetë një tjetër test i vështirë për Kosovën, pasi përballë do të jenë yje si Kovaçiç dhe Modriç, mirëpo dëshira e lojtarëve të Kosovës do të jetë e madhe për të treguar vlerat e tyre me fanellën e përfaqësue­s.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania