Panorama Sport (Albania)

Gashi, përkrah Vijës në formacioni­n e javës në Amerikë

-

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare të futbollit dhe Kolorado Rapidsit në SHBA, Shkëlzen Gashi, nuk kishte si të mungonte në ekipin më të mirë të javës në Ligën Amerikane të Futbollit (MLS). Bomberi kuqezi realizoi dy gola në barazimin 3-3 të Kolorados në transfertë përballë Vankuverit, të parin me penallti dhe të dytin me një goditje perfekte nga faulli. Me golin e dytë, Gashi është në garë edhe për realizimin më të bukur të javës. Në 11-shen ideale të MLSsë për këtë javë, Gashi rreshtohet përkrah një sulmuesi me famë të madhe ndërkombët­are, siç është David Vija. Shkëlzeni ka realizuar 7 gola dhe 3 asiste gjatë këtij sezoni në SHBA.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania