Panorama Sport (Albania)

Lorenco i përgjigjet Rosit: Nuk ekziston “puçi”, fitova me meritë

"Unë flas vetëm në pistë, nuk i kam borxhe Markezit"

- Përgatiti: LEAR MAÇI

Pas garës së fundit në MotoGP, atë të zh villuar në pistën e Aragon, ku piloti italian Valentino Rosi u rendit i treti, pas spanjollëv­e Mark Markez dhe Horge Lorenco, piloti i Yamahas i është rikthyer së shkuarës dhe asaj që ndodhi një vit më parë. Rosi humbi titullin kampion në dëm të shokut të skuadrës Lorenco, pas konfliktev­e që pati jo vetëm me të, por edhe me Markez. "Është e qartë që ata së bashku më vodhën titullin. E bënë në një mënyrë që nuk e prisja. Ajo që ndodhi vjet në 3 garat e fundit ishte e pabesueshm­e. Sjellja e Markez ishte e turpshme dhe besoj se kjo ia humb vlerën edhe titullit të Lorencos", tha italiani Valentino Rosi për mediat britanike.

Kundërpërg­jigjja - Mirëpo, pas akuzave të Rosit, nuk ka vonuar reagimi i pilotit spanjoll. Kampioni i botës në fuqi, Horge Lorenco, gjatë një interviste për "AS", tha: "Nuk jam aspak dakord me ato që pohon Valentino. Nuk ka ekzistuar asnjë komplot". Më tej, piloti i Yamahas, që në sezonin e ardhshëm do garojë për Dukatin, shtoi: "Nuk mendoj se titulli im ka humbur vlerën, pasi e kam merituar atë duke kryesuar në pjesën më të madhe të sezonit. Unë gjithmonë jam mundur të flas në pistë dhe i respektoj kundërshta­rët. Markez? Nuk mendoj se luftoj për të fituar unë titullin. Nuk më ka interesuar kurrë që të përzihem në

çështjen midis tij dhe Valentino Rosit". I pyetur nëse këtë sezon do t'i kthejë "reston" duke ndihmuar Markezin të fitojë titullin kampion, piloti spanjoll tha: "Mungojnë edhe katër gara nga fundit i sezonit dhe objektivi im është të fitoj sa më shumë pikë deri në fund. Markez ka një

avantazh të konsiderue­shëm, momentalis­ht është 52 pikë i shkëputur nga Rosi dhe është një mision pothuajse i pamundur për t'i rrëmbyer titullin. Objektivi im është vendi i dytë. Në Aragon bëra një paraqitje pozitive dhe jam i bindur që mund të luftoj me Valentinon deri në

fund. Dukati? Nuk mendoj për sezonin e ardhshëm. Dua të qëndroj i fokusuar te fundi i kampionati­t dhe më pas do angazhohem me motorin e ri. Për mua kalimi te Dukati është një eksperienc­ë që më intrigon dhe shpresoj që të bëjë një ecuri të mirë", tha ai.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania