Panorama Sport (Albania)

Ballkaniku “2017” i Atletikës në Elbasan

Për herë të parë, stadiumi "Elbasan Arena" do të organizojë Kampionati­n për të rinjtë

-

Elbasani do të jetë organizato­ri i Kampionati­t Ballkanik të Atletikës për të rinj, i cili do të mbahet në qershor të vitit 2017. Federata Ballkanike e Atletikës, Federata Shqiptare e Atletikës dhe Bashkia e Elbasanit kanë nënshkruar në Tel Aviv të Izraelit kontratën, e cila përcakton edhe kushtet për zhvillimin e këtij kampionati. Bashkia e Elbasanit ka shprehur interes për organizimi­n e këtij aktiviteti mjaft të rëndësishë­m, i cili për herë të parë zhvillohet në këtë qytet. Kjo është parë si një mundësi mjaft e mirë për lobimin e qytetit, tashmë që stadiumi "Elbasan Arena" plotëson të gjitha kushtet teknike për aktivitete ndërkombët­are edhe në fushën e atletikës. Pista me tartan e inauguruar pak kohë më parë, përveç aktivitete­ve vendase, pret të përurohet edhe nga aktivitete ndërkombët­are, duke shpresuar që atletët vendas të marrin sa më shumë medalje në shtëpinë e tyre. Më herët Kryetari i Bashkisë, Qazim Sejdini, qe shprehur se Elbasani nuk do të jetë vetëm shtëpia e futbollit, por edhe e atletikës dhe organizimi i këtij aktiviteti është vetëm fillimi. Në kontratën e nënshkruar nga nën/kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Klevis Xhoxhi, kjo bashki në bashkëpuni­m me FSHA-në janë shprehur të gatshme të organizojn­ë këtë event sportiv në respekt të plotë me rregullat e përcaktuar­a nga Federata Ndërkombët­are e Atletikës. Në këtë aktivitet, Shqipëria do të mbështetet sërish tek atletja më premtuese, Relaksa Dauti. Sportistja që stërvitet nga trajneri Taulant Stermasi nuk merr për të parën herë në një kampionat ballkanik, teksa kujtojmë se ka shkëlqyer në vitin 2015 kur ky aktivitet u zhvillua në Serbi, duke rrëmbyer medaljen e argjendtë. Por, përveç medaljes, atletja ka thyer edhe rekord kombëtar në 800 metra për moshat nën 16 vjeç. Rekordi mbahej nga Eva Licolli me kohën 2'15"90 të regjistrua­r në vitin e largët 1976. Vladimir Mema

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania