Panorama Sport (Albania)

Hamilton bën presion: Rosberg nuk më frikëson

Kampioni i botës sfidon shokun e skuadrës

-

Pasi bëri përmbysjen e madhe, piloti britanik Luis Hamilton sheh se ka ende shanse për t'u shpallur kampion bote në Formula 1 dhe të mbrojë titullin kampion fituar vjet. Edhe pse shoku i tij i skuadrës Niko Rosberg ka 8 pikë avantazh, kjo diferencë është thjesht një shifër për Hamilton, ndërkohë që kanë mbetur ende edhe 6 gara nga fundi. "Nëse do të më thoshin para disa muaj se mund të shpallesha kampion, kur isha 40 pikë pas Niko, do të qeshja edhe vetë. Por tani situata është ndryshe, gjithçka është e hapur. Botërori është ende i gjatë", tha Hamilton që piloton makinën Mercedes. Duke iu rikthyer garave të fundit, ku kampioni nuk fiton prej të tillave, piloti britanik shton: "Në Singapor limitova dëmet, ndërsa Niko bëri një garë të mirë dhe e meritoi fitoren. Por ky është sporti, një herë kryeson e një herë ndjek rivalin. Kështu ka ndodhur gjatë kësaj vere, por ka ende 6 gara deri në fund dhe gjithçka mund të ndodhë", thotë Hamilton që shprehet se nuk do ta lërë shokun e skuadrës të shkëputet. "Nuk heq dorë nga titulli, unë do të jap maksimumin në çdo garë. Sepangu është pista e parë e këtyre 6 garave që kanë mbetur dhe mes nesh do të jetë një sfidë e fortë deri në fund", tha Hamilton.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania