Panorama Sport (Albania)

Sherri Reding: Petruçi është pilot pa tru

-

Skot Reding nuk ia fal shokut të skuadrës, Danilo Petruçit, gabimin që bëri në garën e fundit në Spanjë, teksa provokoi një aksident ku u përfshi britaniku, i cili doli nga gara: "Problemi i madh është se Petruçi është një pilot pa tru, një i çmendur që edhe pse garon në MotoGP nuk di akoma të ngasë motorin. Ai bëri një gabim trashanik, pasi nuk mund të futesh me atë agresivite­t në parakalim kur po i drejtohesh­im kthesës". Më tej ai shtoi: "Ai mund të jetë një djalë shumë i mirë, por unë e kam humbur respektin për të dhe uroj që drejtuesit e skuadrës ta penalizojn­ë, pasi në këtë mënyrë ai shkatërron të gjithë punën tonë. Vetëm një pilot i papjekur e drejton motorin si ai".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania