Panorama Sport (Albania)

Markez "Titulli në Montexhi është si lotari"

-

Me fitoren e arritur në garën e fundit në pistën "Aragon", Mark Markez gëzon një avantazh prej 52 pikësh kundrejt Valentino Rosit, teksa mund t'i gëzohet fitimit të titullit që në garën e radhës në Montexhi të Japonisë, e cila do të zhvillohet më 16 tetor: "Nuk mendoj se titulli do të vendoset në Japoni. Nëse fitoj në Montexhi, është njësoj sikur të kem fituar lotarinë", tha spanjolli. Më tej ai u ndal te polemika e hapur nga Valentino Rosi: "Nuk i kam lexuar deklaratat e Rosit dhe nuk më interesojn­ë polemikat. Unë kam arkivuar gjithçka në sezonin e fundit dhe sivjet jam përpjekur vetëm për të fituar titullin botëror. Tani jam i përqendrua­r te gara e radhës", tha ai.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania