Panorama Sport (Albania)

Spanjolli Pedroza fton Markez e Rosin për paqe

-

"Mendoj se ka ardhur koha që Markez dhe Rosi të bëjnë paqe mes tyre dhe t'i hedhin problemet pas shpine". Piloti i Hondës, Dani Pedroza, ka ftuar kolegët e tij të shuajnë polemikat që i kanë karakteriz­uar në muajt e fundit, teksa tha për mediat spanjolle: "Nuk është në të mirë të sportit që të vijohet me këto polemika, pasi si Markez dhe Rosi duhet të mendojnë për të ardhmen. Botërori? Për mua sezoni i fundit ishte më i vështiri në karrierë, pasi kam pasur shumë probleme. Tani nuk më mbetet gjë tjetër veçse të luftoj në këto gara të mbetur për të fituar sa më shumë pikë për Hondën. E ardhmja? Nuk kam menduar kurrë të largohem nga Honda, dua të qëndroj gjatë".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania