Panorama Sport (Albania)

Fetel: Mund të fitojmë në Sepang

-

Sebastian Fetel është optimist në vigjilje të garës së Sepangut, e vlefshme për Çmimin e Madh të Malajzisë në Formula 1. Gjatë një interviste në uebsajtin zyrtar të Ferrarit, piloti gjerman tha: "Në sezonin e fundit treguam një rendiment shumë të mirë në këtë pistë dhe jam i bindur që mund të bëjmë të njëjtën gjë edhe gjatë këtij viti. Ferrari ka mundësi reale për të fituar në Malajzi". Më tej ai tha: "Pa dyshim emocioni im më i madh ka qenë fitorja e parë me Ferrarin në Formula 1. Në këtë pistë kam kujtime të mrekullues­hme dhe mezi po pres të garoj sërish aty. Ky sezon duhet thënë se nuk ka qenë aspak i thjeshtë për ne".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania