Panorama Sport (Albania)

Serena Uilliams mendon 1 vit pushim

-

Ashtu si një vit më parë, kur u tërhoq nga sporti për disa muaj pas humbjes në gjysmëfina­len e grand slemit të US Open, edhe këtë vit tenistja amerikane Serena Uilliams mund të mos luajë më deri në janar. Tashmë është numri 2 në botë dhe ka deklaruar se nuk do të luajë në turnetë aziatike që kanë nisur këtë javë, pasi ka probleme fizike në shpatull dhe gju. "Nuk e di nëse do të luaj më këtë vit, jetoj ditën dhe nuk di se çfarë do të ndodhë nesër. Jam e lodhur kur luaj e dëmtuar, pa qenë në 100% të formës. Kjo më bën të humbas ndeshje dhe nuk e duroj dot këtë fakt", ka thënë sot tenistja amerikane për mediat.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania