Panorama Sport (Albania)

Notat e Juves

-

BUFON PA NOTË - Po të kishte pasur një divan pranë portës do të dukej sikur po e shijonte duelin e Champions-it nga televizori. BARZALJI 6.5 - I saktë, i përpiktë si gjithmonë. Gati një stërvitje për të. Fantastik një bllokim në ajër në pjesën e dytë. Nga minuta e 68-të i lë vendin PJACAS (NOTA 6), i cili hyn mirë në lojë kundër ishskuadrë­s së tij, madje me një të djathtë i shkon pranë edhe golit. BONUÇI 6.5 - Humb duelin me Shildenfel­din në pjesën e parë, por traversa e shpëton. Më pas shmang golin, pas një rrëmuje në zonë, ndërsa pjesa tjetër e ndeshjes janë krosime e pasime. KIELINI 6 - Doza e tij teknike është me pikatore, ndaj ndonjë goditje e gabuar prej tij nuk mund të mungojë, por në një natë ku rreziku ishte i pakët ai i lejoi vetes që të shihej shpesh në sulm. ALVESH 6.5 - Padron i korsisë së majtë në pjesën e parë, ndërsa në të dytën përdor kokën dhe kursen energjitë. Në goditjen e dënimit finale është me fat dhe gjen edhe golin.

KHEDIRA 6.5 - I shkon shumë pranë golit në pjesën e parë, zbret mes hapësirave të mbrojtjes rivale dhe kombinon mirë me Higuainin e Dibalën. Kur është në një natë të mirë, ka pak si ai në qarkullim. HERNANES 6.5 - Nuk është se përballë kishte jashtëtokë­sorë të këtij sporti, por braziliani të jep ndjesinë se me atë në fushë edhe Pjaniç luan më i qetë. Ofron ide të mira në sulm dhe mbulim fantastik prapa.

PJANIÇ 7.5 - Te goli është me fat, por asisti për golin e Higuainit është një "perlë" për t'u shijuar. Klas dhe precizion për të shitur, por në pjesën e dytë Alegri e kursen, duke parë goditjen e marrë në kavilje. E zëvendëson Kuadrado në të 46-tën (nota 6), por kolumbiani si mesfushor qendre nuk ndihet komod, ndonëse nuk kursehet.

EVRA 6 - Mbulon mirë, por krosimet dhe shpejtësia që ofron në krahun e majtë as që krahasohen me ato të "konkordit" Aleks Sandro. DIBALA 7,5 - Driblon, tërhiqet, organizon lojën, shkëmben me Higuainin dhe Alveshin... Goli që e zhbllokoi ishte spektakola­r dhe me shumë mundësi do ta bëjë edhe më të rrezikshëm. HIGUAIN 7 - Këtë herë zgjodhi një gol elegant. T'i lësh hapësira atij është një dënim me vdekje dhe Dinamo e konfirmoi. Në të 71-tën e zëvendësoi­MANXUKIÇ (NOTA 6), që si gjithmonë luftoi, goditi portën, por duket se buzëqeshja i ka humbur shumë së fundmi kroatit. TRAJNERI ALEGRI 7 - "Nuk mund të fitohet gjithmonë 4-0", kishte thënë në prag të sfidës me Dinamon. Pikërisht, sepse fitoi 4-0 në një sfidë ku u pa në aksion një Juventus dëfryes. Shumë interesant eksperimen­ti i rreshtimit 43-3 në 20 minutat e takimit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania