Panorama Sport (Albania)

"Goli ishte bërë një barrë, shpresoj të mos ndalem më"

-

Paulo Dibala është rikthyer. Kështu të paktën do të thonin dashakeqës­it, sepse sulmuesi argjentina­s është rikthyer te goli, duke qenë se në këtë fillimsezo­ni i kishte munguar vetëm ai, jo paraqitjet fantastike dhe gatishmëri­a e sakrifikim­i për skuadrën. Më në fund, edhe goleadori më i mirë i sezonit të kaluar për bardhezinj­të ka mundur të zhbllokohe­t, sepse siç e pranon vetë numri 21 mungesa e golit kishte nisur të ishte një barrë e rëndë për të. "Çdo ndeshje që kalonte dhe që në të cilën unë nuk arrija të shënoja bëhej gjithmonë e më e vështirë për mua. Por fatmirësis­ht goli erdhi në Zagreb, në një ndeshje që e luajtëm në mënyrë perfekte, e dominuam, shënuam katër gola dhe dhamë një sinjal të fortë pas barazimit me Sevijen. Një gjuajtje plot mllef nga unë? Ndoshta, por mendoj se ishte një gol i bukur. Nuk mund ta fsheh se mungesa e golit ishte bërë një barrë psikologji­ke për mua, ndonëse unë kam mësuar që të shkoj edhe përtej kësaj, duke vënë gjithmonë skuadrën në rend të parë. Gjithsesi, ky gol më duhej, më bën më të qetë, por tani shpresoj që të mos ndalem më dhe të kem vazhdimësi përpara portës. Roli i ri më penalizon? Nuk e di nëse është kjo. Ndoshta po luaj disi më larg portës, por unë do të vazhdoj të luaj siç di unë, duke zbatuar me përpikmëri gjërat që më kërkon trajneri. Te Juventusi punohet në grup dhe luftohet në grup, vuajmë, sakrifikoj­më dhe festojmë të gjithë. Dhe unë nuk mund të dal jashtë kësaj filozofie, e cila e ka dërguar këtë klub që të fitojë kaq shumë trofe në historinë e tij dhe sidomos në vitet e fundit", tha pas ndeshjes së djeshme 22-vjeçari i bardhezinj­ve.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania